‘BBV3’ është një prej formateve më të ndjekur dhe më të komentuar në Shqipëri.
Diskutimet, debatet dhe çdo gjë në atë shtëpi është në qendër të vëmendjes dhe jashtë saj.
Mbrëmjen e sotme, gjatë një diskutimi të zhvilluar mes Romeos dhe Julit, ky i fundit i është drejtuar Romeos se në atë shtëpi askush nuk e do dhe çdo person rreth tij e do për interes!
“Mua më duan njerzit tamam vëlla. S’kishte Rike interes tek unë o shokë! S’e kam nxjerrë asnjëherë tek finalistët, nuk i kam mbajtur kurrë krahun asaj dhe prapë më ka xhan. Kjo është ta kesh xhan robin tamam!”- shprehet Juli.