Juli dhe Romeo shohin thumbat mes vëllezërve të tyre jashtë, ja si reagojnë

Sfida e radhës për banorët e “BBV3” nga Vëllai i Madh konsiston në shikimin e disa videove në ekran, ku banorët do të njihen me disa nga reagimet jashtë. Por ato nuk duhet të reagojnë fare kur videot të shfaqen në televizor.

Pamjet e para që janë shfaqur kanë qenë lajmet ku shihet përplasja dhe thumbat mes Donald Veshaj dhe Mario Dedës në rrjete sociale për lojën dhe debatet mes dy banorëve në shtëpi.

Ky reagim erdhi pas debatit që Romeo pati me Julin, pasi ky i fundit nuk pranoi që të zbuloheshin se kush i ka bërë pyetjet sekrete.

Romeo dhe Juli janë munduar të mos reagojnë në lidhje me lajmin e shfaqur, ndërkohë që disa banorë tjerë kanë filluar të këndojnë në mënyrë që të mos komentojnë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com