Në fund të konferencës së mbajtur nga Lezha para gazetarëve, Edi Ramës iu kërkua një koment edhe për Lulzim Bashën. I pyetur nëse mendon se Basha mund ta ndihmojë për plotësimin e 84 votave në Kuvend, Rama zgjodhi që të përgjigjet me ironi.
Gazetarja: A mendoni se mund t’ju ndihmojë për 84 votat që ju duhen në Kuvend?
Rama: Sa është ora?
Gazetarja: Ka kaluar ora e gjumit besoj
Rama: Aaa.. jo, jo, në këtë orë kurrë mos pyesni për atë./m.j