Jozefina Topalli vazhdon të surprizohet nga Berisha, ndërsa për Bashën: Kam folur gjatë, nuk komentoj më…!

Ish-kryeparlamentarja e Kuvendit Jozefina Topalli në një intervistë sot për Euronews Albania ka komentuar figurën e politikanëve Sali Berisha, Edi Rama por refuzoi të thotë një fjalë për Lulzim Bashën.

Për Berishën u shpreh se e ka njohur në situata të ndryshme dhe herë pas here e surprizon kurajo e tij, ndërsa për Ramën nënvizoi se marrëdhënien me publikun e bën shumë mirë.

“Sali Berisha: Vazhdon të më surprizojë, me kurajon e tij. E kam njohur në situata të ndryshme, dhe ai gjithmonë më surprizonte me kurajon e tij. Deri më sot ai është njeriu që i thotë me kurajon më të madhe, gjërat shumë të forta.

Edi Rama: Marrëdhëniet me Publikun e bën shumë të mirë, po ka një koncept për shtetin, që e refuzoj. Ka vendime të forta. Ndonjëherë me duket sikur kërkon të imitojë Berishën, po jo në sjellje në raport me ligjin, se sa në qëndrime të forta. Kanë një koncept krejt ndryshe Berisha me Ramën.

Lulzim Basha: Kam folur gjatë nuk mund të komentoj”-tha ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com