Joe Biden planifikon të takojë të afërmit e amerikanëve të mbajtur peng nga Hamasi

Presidenti amerikan Joe Biden planifikon të presë këtë të mërkurë të afërmit e amerikanëve të mbajtur peng nga Hamasi, ndërsa Izraeli rrit fushatën e tij ushtarake në Gaza pas një armëpushimi që liroi më shumë se 100 pengje.

Të afërmit e gjithsej tetë amerikanëve që janë zhdukur pas sulmit terrorist palestinez të 7 tetorit në Izrael pritet të marrin pjesë në takimin në Shtëpinë e Bardhë, tha një zyrtar i lartë i administratës Biden.

Persona të armatosur të Hamasit morën peng 240 njerëz kur sulmuan përtej kufirit në Izrael dhe vranë rreth 1200 njerëz.

Gjatë armëpushimit shtatëditor u liruan më shumë se 100 pengje, mes të cilëve 4 amerikanë. Pjesa tjetër mbetet në robëri ndërsa Izraeli godet Gazën në një përpjekje për të shkatërruar udhëheqjen e Hamasit. Më shumë se 18,000 njerëz janë vrarë në Gaza, sipas autoriteteve lokale shëndetësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com