Presidenti i SHBA, Joe Biden gjatë një takimi për mbledhjen e fondeve në Boston, deklaroi se bota duhet të dënojë dhunën seksuale të kryer nga terroristët e Hamasit.
Krei i shtëpisë Bardhë foli rreth dëshmive të reja të përdhunimit dhe gjymtimit të grave izraelite në dhe pas 7 tetorit.
“Bota nuk duhet t’i mbyll sytë para asaj që po ndodh. Na takon të gjithëve – qeverisë, organizatave ndërkombëtare, shoqërisë civile dhe bizneseve, të dënojmë me forcë dhunën seksuale të terroristëve të Hamasit, pa përjashtim shton ai.