Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis ka shprehur së fundmi ambiciet e tij për të kandiduar për detyrën e shefit të NATO-s.
Në dy vjetët e fundit, aleanca perëndimore e mbrojtjes ka funksionuar në një ambient sfidues të sigurisë, sidomos pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë.
“Kam vendosur t’i hyjë garës për postin e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s”, tha ai.
Kryeministri holandez, Mark Rutte, mendohet se është në krye të garës për të udhëhequr aleancën dhe për të zëvendësuar Soltenbergun, pasi Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Gjermania kanë shprehur mbështetje për kandidimin e tij.
Megjithatë, Hungaria ka thënë se nuk do ta mbështesë Rutten, i cili e ka kritikuar në të kaluarën Qeverinë e Hungarisë.
Pasardhësi i Stoltenbergut i cili e ka drejtuar NATO-n për një dekadë, pritet të shpallet pak para samitit të aleancës që do të mbahet në korrik në Uashington.
/a.r