Jetonte e vetme/Gjendet e pajetë motra e çiftit të vrarë në Dropull, 90-vjeçarja u rrëzua nga shkalla

Gjendet e vdekur Marianthi Barka, 90 vjeç, motra e Kleoniqi Ilias, 88 vjeçares se gjetur te vrarë në banesën e saj së bashku me bashkëshortin, Kosta Ilia, në fillim të këtij muaji (3 maj).

90 vjeçarja besohet se ka pësuar vdekje aksidentale pasi burime nga fshati pohojnë se ajo jetonte e vetme dhe kishte vendosur shkallën të lante sterën, por ishte rrëzuar.

Ngjarja ka ndodhur pak më parë dhe në vendngjarje aktualisht ndodhet efektivët e policisë për zbardhjen e detajeve./a.m.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com