JETA e 27-vjeçares: U dashurua 15-vjeçe me burrin, historia me shqiptarin dhe vrasja prej tij

Corriere della Sera i ka kushtuar një artikull historisë së Vanessa Ballan, nënës shtatzënë e cila u vra një ditë më parë nga një shqiptar me origjinë nga Kosova, Bujar Fandaj, pas një historie të shkurtër dashurie që kishin mes njëri-tjetrit.

Vanessa Ballan u njoh me bashkëshortin e saj Nicola Scapinello dhe u dashurua kur të dy ishin 15 vjeç. Dita kur u takuan ishte aq e rëndësishme për të, sa vendosi ta mbante dhe në biografinë e saj në Instagram: “16.11.2012, Nicola”, e ndjekur nga data e lindjes së djalit të saj në vitin 2019.

4 janarin e ardhshëm Vanessa do të mbushte 27 vjeç.

Corriere della Sera shkruan se bashkëshorti i saj Nicola ishte shumë i dashuruar me të. Pushime së bashku, mbrëmje diskoteka, koncerte, darka me miqtë dhe pastaj një familje, kjo ishte historia e çiftit që u njoh që kur ishin adoleshentë.

Pasi ndoqi shkollën në Castelfranco, ai shkoi të punonte në kompaninë e babait të tij që prodhon dysheme dhe është e vendosur në Riese, jo shumë larg shtëpisë.

Pas diplomimit nga Carlo Rosselli, Vanessa u punësua si asistente shitjesh në Eurospin. Vitet kaluan dhe çifti vendosi të krijonte një familje. Por më pas në jetën e Vanessës u shfaq Bujar Fandaj, 41 vjeç.

Ai jetonte në Altivole dhe dërgonte porositë që bëheshin në supermarketin ku punonte Vanessa. Dyshja nisën një lidhje, por një vit më parë, Vanessa vendosi të ndahej prej tij.

Bujar Fandaj nuk e pranonte këtë gjë dhe këtu fillon sprova e Vanessës, e njëjtë me atë të të gjitha grave që e gjejnë veten përballë burrave që nuk pranojnë refuzimin, shkruan Corriere della Sera.

41-vjeçari filloi t’a përndiqte të renë, më pas e kërcënoi  se do t’i tregonte bashkëshortit të saj videot intime të saj. E tmerruar nga fakti se mund të humbiste lidhjen e saj të dashurisë me të riun që e kishte njohur që në adoleshencë, Vanessa vendosi t’a denonconte Bujarin në 26 tetor.

Gjatë kësaj kohe nuk ishte caktuar asnjë masë sigurie ndaj kosovarit, i cili përgatiti një plan hakmarrje ndaj saj. Mëngjesin e së martës ai hyri në shtëpinë e saj dhe e goditi 7 herë me thikë në gjoks e bark, duke e lënë të vdekur 26 vjeçaren, e cila priste të bëhej nënë për herë të dytë.

Vanessa kishte paraqitur letrat dhe certifikatat për lejen e lindjes,  për shkak të rrezikshmërisë në punë dhe kontaktit të ngushtë me shumë njerëz, ajo mundi të përfitonte leje të parakohshme lindje. Në këtë mënyrë, ajo u përpoq të kujdesej për veten dhe fëmijën që po mbante, por edhe për t’i shpëtuar përndjekjes së Bujarit.

Kolegë dhe familjarë të Vanesës janë shprehur për Corriere della Sera aq sa të habitur, edhe të dëshpëruar për këtë ngjarje.

“Është një dhimbje e madhe për ne,- thotë menaxheri i dyqanit Alberto Pompeo, “Unë kam ende certifikatat e lejes këtu në tavolinën time, kam shikimin e qartë dhe të qetë të Vanessas para syve të mi, nuk mund ta besoj se ajo ka ikur.”

“Tre javë më parë ajo na tha ‘do të jemi 4’, – thotë një teze- kishim qarë nga gëzimi, nuk mund ta besoj se e kanë vrarë”.

Bujar Fandaj është arrestuar disa orë pas disa orë pas krimit, në shtëpinë e tij në Altivole, në komunën e Trevisos, si i dyshuari kryesor për vrasjen e rëndë të  26-vjeçares.

Pas diplomimit nga Carlo Rosselli, Vanessa u punësua si asistente shitjesh në Eurospin. Vitet kaluan dhe çifti vendosi të krijonte një familje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com