“Jepi fund luftës dhe gjenocidit”, mijëra njerëz protestojnë kundër qeverisë “Netanyahu” në Izrael

Njerëzit në Izrael po ngrihen kundër kryeministrit Netanyahu dhe qeverisë së tij. Mijëra njerëz u bën bashkë në Tel Aviv duke kërkuar fundin e luftës në Rripin e Gazës dhe kthimin e pengjeve në shtëpi. Protesta filloi me një tubim në sheshin Demokracia, ku organizatorët mbajtën fjalime dhe një minutë heshtje, e më pas një marshim drejt bazës ushtarake HaKirya.

Protestuesit kërkuan uljen e armëve në Gaza dhe një armëpushim që do të sillte në shtëpi pengjet ende të mbajtura nga Hamasi. Kritika të forta u lëshuan në drejtim të qeverisë Netanjahu për mënyrën se si është menaxhuar lufta me Hamasin.

“Bibi Escobar” ishte një prej pankartave të protestuesve duke e krahasuar kryeministrin me bosin famëkeq të drogës në Amerikën latin Pablo Escobar. Kurse një pankartat e tjera lexonin: 17 mijë fëmijë ta vrarë. Shënjestra të gabuara. Ndaloni gjenocidin. Asnjë gjë e mirë nuk do të dalë nga gjenocidi”. “Mënyra se si qeveria po drejton vendin, kontrolli i krahut të djathtë ekstrem mbi kryeministrin dhe ai nuk duket se ka ndonjë kontroll mbi ta, më shqetësojnë mua. Unë dua të shoh një fund të luftës. Unë e mbështes qëllimin e shkatërrimit të Hamasit, sepse ata bënë gjëra të tmerrshme. Por unë mendoj se ne e kemi bërë atë sa më shumë që të jetë e mundur dhe duhet të kemi një armëpushim dhe ne duhet t’i japim fund luftës dhe t’i kthejmë pengjet përsëri”, u shpreh një protestues.

Kurse një tjetër thekson: “shpresojmë të tregojmë se veprimet aktuale të qeverisë nuk pranohen nga shumica e njerëzve. Kjo qeveri nuk e ka mandatin legjitim të popullit. Të gjitha sondazhet thonë se 80 për qind janë kundër veprimeve të kësaj qeverie”. Më shumë se 45 mijë palestinezë janë vrarë dhe 108 mijë të tjerë janë plagosur në ofensivën ushtarake të Izraelit në Gaza që nga 7 tetori i vitit të kaluar. Shumica prej tyre janë fëmijë dhe gra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com