Pak ditë pasi Matthew Perry ndërroi jetë, mikja e tij më e mirë, Jennifer Aniston bëri një dedikim prekës në rrjetet sociale për të nderuar kujtimin e tij. Përmes këtij postimi aktorja e famshme Aniston, shprehu fjalët e nndjera për humbjen e madhe të mikut të saj, duke shkruar: “Ishe pjesë e ADN-së sonë”.
“Oh, kjo më ka lënduar thellë… T’i them lamtumirë ‘Syrit’ tonë ishte një valë e çmendur emocionesh që nuk i kam përjetuar kurrë më parë. Të gjithë ne përjetojmë humbje në një moment të jetës sonë. Humbja e jetës ose humbja e dashurisë.
Të jesh në gjendje të banosh vërtet në atë trishtim të lejon të ndjesh momentet e gëzimit dhe mirënjohjes që ke dashur dikë kaq thellë. Dhe ne e donim shumë. Ishe pjesë e ADN-së sonë. Gjithmonë ishim ne të 6-ët. Ishte një familje e zgjedhur që ndryshoi përgjithmonë drejtimin se kush ishim dhe cili do të ishte drejtimi ynë”, ka shkruar Aniston.