Blendi Klosi, sekretar i Përgjithshëm i PS-së, ishte i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, për të folur për mbledhjen e Asamblesë së mbajtur një ditë më parë. Analisti Neritan Sejamini tha se PS-ja është një parti ku ka vetëm një njeri që sundon, ndërsa anëtarët e asamblesë janë thjesht figurina. Sejamini i mëshoi edhe faktit se PS-ja nuk bën prej vitesh as votime për kryetarin e partisë. Por Klosi tha se forumet e partisë janë në funksion të partisë, duke përmendur mbledhjen e kongresit dhe aktivitetin e grupit parlamentar.
Pjesë nga biseda
Neritan Sejamini: Jeni bërë një parti që nuk është as parti, jeni një grup figurinash. Aty ka vetëm një vendimmarrës, Edi Rama që bën strategun. Z. Rama e bën këtë për të ndarë detyrat dhe do të mbajë balancat me detyrat që ju jep ju. E mban publikun me thashetheme se ja si ia tha Veliajt. E bën dikë të ndihet më mirë, dikë më keq. Është pjesë e fasadës. Edi Rama sundon, edhe nga pikëpamja është një parti ku nuk ka zgjedhje, edhe nga statute I ka hequr.
Blendi Klosi: Këtu po ia ke fut kot.
Neritan Sejamini: Kur i keni bërë zgjedhjet për kryetarin?
Blendi Klosi: Unë ju pyes për emisionet që bëni?
Neritan Sejamini: Më thuaj vitin e fundit, datë kur keni bërë zgjedhjet për kryetarin e PS-së.
Blendi Klosi: Mos dysho se nuk do ta jap përgjigjen. Në këto një muaj 400 drejtues dhe 55 mijë anëtarë ishin në terren. Ai forum ka një kongres që mblidhet. Dje pati shumë diskutime. Ka grup parlamentar, po ju nuk i quani./m.j