“Jemi të gjithë të lodhur me luftën në Ukrainë!” Meloni bie “pre” e kurthit nga komedianët rusë

 

Giorgia Meloni ra viktimë e një shakaje nga dy komedianë rusë para takimit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në shtator, në të cilën ajo aludonte për lodhjen e palëve të përfshira në luftën në Ukrainë, teksa tha se së shpejti do të duhej një rrugëdalje nga konflikti.

Qeveria italiane konfirmoi se Kryeministrja Meloni ishte viktimë e një telefonate ‘të rreme’ nga e Vladimir Kuznetsov dhe Alexey Stolyarov, njëri prej të cilëve u paraqit si president i Komisionit të Bashkimit Afrikan.

Gjatë bisedës telefonike, Meloni ndër të tjera vuri në dukje se “ka shumë lodhje nga të gjitha palët” për konfliktin në Ukrainë dhe “po afron koha kur të gjithë do të kuptojnë se na duhet një rrugëdalje”.

“Kam disa ide se si ta trajtoj këtë situatë”, shtoi Meloni, “por jam duke pritur momentin e duhur për t’i vënë ato në tryezë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com