“Jemi shumë të shqetësuar”, Shehi: Kodi i ri zgjedhor duhet bërë tani, opozita të ushtrojë presion

Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, deklaroi se nuk ka shpresë se grupi i dialogut për Reformën Zgjedhore do të arrijë në konsensus për një Kod të ri Zgjedhor. Shehi tha se Kodi Zgjedhor është halli më i madh i opozitës, ndaj kërkoi nga anëtarët e pakicës në grupin e punës që të ushtrojnë më shumë presion për të arritur një rezultat.

“Fatkeqësisht po vëmë re se ai komisioni special që u bë për këtë punën, pas marrëveshjes së famshme, nuk po bën asgjë. Nëse duam të mundim Ramën e të shkojmë në zgjedhje duhet të ndryshojmë kodin. Nëse nuk na lënë të ndryshojmë kodin, të shkojmë të bëjmë luftën të paktën. Çfarë propozojnë? Çfarë duan? Cilat janë pretendimet? Deri ku shkon mundësia për të ndryshuar kodin? Por nuk po shohim zëra as nga opozita prandaj jemi shumë të shqetësuar, sepse kemi frikë se po përfundon historia e çdo zgjedhjeje që kodi riparohet një muaj para zgjedhjeve dhe ne hymë me të njëtin kod. Por edhe nëse ndodh kjo, që ky është varianti më i keq, bëheni tani”.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com