‘Je takuar me Bashën për marrëveshje’, Shabani përplaset me Dhulin: Nuk i përgjigjem çdo qeni! Je qesharak

Debat i ashpër në ‘Repolitix’ mbrëmjen e sotme, teksa Endri Shabani dhe Skerdjan Dhuli nuk kursyen fyerjet ndaj njëri-tjetrit. Gjithçka filloi kur ky i fundit, tha se Shabani dhe Lulzim Basha janë takuar kohët e fundit për të negociuar një listë të përbashkët para zgjedhjeve të 2025. Por gjithçka është kthyer mbrapsht sipas tij prej Erion Veliajt.

Shabani mohoi akuzat, duke i cilësuar ato si shpifje dhe duke e quajtur Dhulin “qen”. Nga ana tjetër, Dhuli përdori gjuhë fyese, duke e cilësuar Shabanin si “prezervativi i Erion Velisë”. Situata degradoi më tej me kërcënime për largim nga studioja dhe një atmosferë të tensionuar që dominonte diskutimin.

Skerdjan Dhuli: Lulzim Basha është takuar me Endri Shabanin për një marrëveshje në lista para zgjedhjeve. Takimin e kanë bërë në një lokal në rrugën e Elbasanit, pastaj ka ndërhyrë Veliaj dhe u prish. Shabani nuk del do deputetë me votat e veta do të hyjë në një listë me Lapaj. Ka dhe një opozitë tjetër që e prodhon Belinda Balluku, por nuk janë në studio dhe nuk po i them. Janë 3 opozita, nuk pranoj atë opozitë që prodhon Erion Veliaj.

Endri Shabani: Po shpif publikisht. Del një qen që leh. Po fyen publikisht. Nuk e njoh fare se kush është. E njoh si përfaqësues të Omonias. Me shpifje nuk vij këtu.

DhuliTi je prezervativi i Erion Velisë.

ShabaniO nxirre atë ose iki nga emisioni. Më ke ftuar, ky zotëria nuk e di kë përfaqëson.

DhuliPërfaqësoj atë që ti nuk ke dinjitetin.

ShabaniÇ’është ky muhabet. Njerëz kaq qesharak.

Dhuli: Nuk gjendesh dot më kaq qesharak.

ShabaniTë tërheqi fyerjen. Ose nxirre. Ose po çohem unë. Ka ardhur me një mision. Shpif për marrëveshjet me Lulzim Bashën. Të më lehin qentë në rrugë, nuk i kthehem mbrapsht.

DhuliQë të peshohesh me mua, duhet të kesh dinjitetin tim.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com