“Je më e mira,të duam pafund”/Një dron në “Ferma VIP”, ja për cilën fermere

Pasditen e sotme një prej fermereve të “Ferma VIP” është surprizuar nga një dron i ardhur për të.

Bëhet fjalë për Elsa Lilon e cila u emocionua nga mbishkrimi mbi dron.

“Je më e mira, të duam pafund!”, shkruhej në dron.

Teksa falenderoi autorët e kësaj surprize, fermerët e tjerë e përqafuan këngëtaren, duke i qëndruar pranë në këtë moment emocionues për të.

Sakaq të gjithë banorët përgjatë qëndrimit të tyre në shtëpi janë surprizuar me banderola nisur prej familjarëve, njerëzve të zemrës etj.

Rikujtojmë që ky nuk është i pari dron që vjen për Elsën në ambientet e shtëpisë, ku i pari fare ka qenë me mbishkrimin: “Gjithmonë mbretëreshë! Elsa ne të duam ty!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com