Perla Vatiero është shpallur fituese e këtij edicioni të Grande Fratello në Itali pas 196 ditësh. Fitorja e saj ishte mjaft e papritur për të gjithë, pasi emri i saj nuk ishte i lakuar si fituese.
Ky reality show u mbyll me një finale të dominuar nga vajzat ku në vend të dytë u rendit Beatrice, ndërsa Letizia zuri vendin e tretë.
Massimiliano Varrese, një personazh shumë i komentuar edhe në Shqipëri për raportin me Heidi Bacin, u rendit i katërti.
Ajo që ra në sy ishte fakti se produksioni nuk e kishte përfshirë Heidin në asnjë klip të të gjithë rrugëtimit të konkurrentëve.
Kjo është parë si hakmarrje për pjesëmarrjen e saj në BBV3, vetëm pak muaj pasi la Grande Fratello.