Avokati Spartak Ngjela ishte këtë mesditë i ftuar në Top Talk, për të diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend, por jo vetëm.
Duke komentuar raportimin e kreut të SPAK dje në Kuvend për punën e këtij institucioni, dhe reagimin e deputetëve të PD ndaj Altin Dumanit, Ngjela shprehet: Janë injorantë! Merrni një parlament në perëndim dhe shikoni sa juristë dhe avokatë janë deputetë? 95%.
Këta tanët mësues dhe njerëz që kanë fituar votat dhe nuk dinë si i kanë fituar dhe flasin budallallëqe në Kuvend. Ai foli profesionalisht, por kujt t’i fliste?