“Jamarbër Malltezi paska gënjyer edhe gruan!”
Gazetari Anri Bala i ftuar në DritareTv foli për pasurinë e familjes Berisha, e cila është në dosjet e SPAK-ut. Ndër të tjera Bala komenton deklaratat e zonjës Malltezi edhe kontradiktat e saj.
Ai thotë se përpjekjet e fundit të zonjës Malltezi për të justifikuar dhe treguar ku i ka marrë pasuritë ishin boshe, sepse SPAK-u e di tanimë burim e këtyre të ardhurave.
“Dikur politikanët i shfaqnin pa drojë vilat e hotelet, apartamentet, makinat luksoze që nuk i justifikonin as për vete e as për fëmijët, ndërsa sot kanë frikë SPAK-un. Dosja për Berishën ka një ngecje shumë të madhe.
Në të gjitha pasuritë që i kanë dalë në SPAK, ka treguar që këta janë një familje e kamur, sepse nuk mundet që një familje të shpenzojë 500 mijë euro për të pastruar figurën e Berishës në një luftë që e ka të humbur.
Ne e dinim për zotin Berisha kush ishte sepse na e tregoi DASH-i sepse i shpalli non-grata. Në gjithë këtë histori nuk kuptojmë sesi një familje mund të shpenzojë 500 mijë euro kot, për një luftë të humbur. I bie që në llogari të jenë të paktën 50 milionë euro.
Në deklaratat e fundit zonja Malltezi nuk foli për shtëpitë që ka jashtë vendit, Belgjikë, Gjermani, Holandë edhe Hungari. Pra ajo tha që nuk kishte dijeni. Pra zoti Malltezi jo vetëm paska gënjyer autoritet, por paska mashtruar edhe gruan. Sepse zonja nuk i ka deklaruar në ILDKPI.
Për të gjitha pasuritë justifikimi i saj ishte që i ka blerë me transferta bankare. Banka nuk është autoritet kontrollues që të shohë nëse leku që vjen është i pastër apo janë të ardhura drogë e korrupsioni, apo a i justifikon apo jo. Pra në këtë fazë mendoj që përpjekjet e zonjës Malltezi ishin boshe”, tha gazetari.