Fëmija 15-vjeçar i Jennifer Garner dhe Ben Affleck ka deklaruar se nuk do të jetë më një vajzë dhe orientimi i saj seksual tashmë është, trans. Vajza, e njohur më parë si Serafina Rose Affleck, tani e tutje ka vendosur që të quhet Fin. Fundjavën e kaluar familja Garner-Affleck u mblodh një kishë në Charleston për të nderuar kujtimin e babait të Jennifer, William Garner, i cili ndërroi jetë disa ditë më parë në moshën 85-vjeçare.
Gjatë ceremonisë, Fin Affleck doli në podium, si të gjithë nipërit e Garnerit, dhe lexoi një fragment nga Dhiata e Vjetër. Por nuk u prezantua si Serafina, por si Fin Affleck.
Fin është fëmija i mesëm i çiftit, të cilët kanë edhe një vajzë dhe një djalë. Ai shoqërohet shumë me vajzën e njerkës së tij, Emme Muniz (vajzën e Jennifer Lopez), e cila prej kohësh përdor përemra asnjanës.