Një korrier i drogës është burgosur dhe do të deportohet, pasi u kap nga policia me kokainë, vlera e së cilës arrinte në 20,000 £.
Bëhet fjalë për shqiptarin Delir Visha, i cili u ndalua nga policia britanike në A30 pranë Okehampton.
Visha kishte mbërritur në Britani ilegalisht duke kaluar Kanalin Anglez me një varkë të vogël dhe ishte nën presion për të shlyer borxhin që kishte ndaj personave që e kontrabanduan.
Në momentin e ndalimit, shqiptari kishte dhënë një emër të rremë dhe kishte pretenduar se ishte shtetas grek. Identifikimi i tij u bë nëpërmejt gjurmëve të gishtave.
Më pas gjatë kontrollit në shtëpi policia i gjeti kokainë të fshehur në divan.
Ai kishte gjithashtu tre leje drejtimi të ndryshme, dy në emër të tij të lëshuara në Shqipëri dhe Gjermani dhe një në emër Vasileos Alexandropolos, që lëshohej në Greqi.
Visha, 26 vjeç, u dënua me 2 vjet e tre muaj burg.
/a.r