Bes Kallaku është kthyer në një nga personazhet më të komentuar në media. Fillimisht u përfol për ndarjen me Xhensilën e tanimë kudo nëpër rrjet qarkullon një fotografi e tij teksa u dyshua se Besi mund të ketë fryrë buzët.
Lidhur me këto aludime, Besi ka vendosur që të përgjigjet publikisht në një prej postimeve që qarkullon në rrjetet sociale, duke ironizuar akuzat. “Jam bërë synet, ja t’jua nis një foto në inbox”, ka shkruar ai.
Mirëpo nuk mbaron këtu. Pak momente më herët ai ka publikuar një fotografi tepër qesharake në Instastory.
‘Jam që jam thashë po bëj dhe gjoksin’- shkruan Besi, teksa ka shpërndarë një fotografi të tijën të edituar me photoshop, duke ‘treguar’ se ka bërë dhe gjoksin përveç buzëve.