“Jam për parti të re”, Bejko shpërthen në kritika: Lulzim Basha nuk e bën dot liderin!

Roland Bejko, i ftuar në studion e “Ditarit” në A2 CNN, tregoi arsyet pse nuk e mbështet më Lulzim Bashën.

“Mbështetjen për zotin Basha e kam pasur me kushte. Kam dashur që të bënte betejë kundër berishizmit dhe kundër korrupsionit dhe kjo ka munguar. Tashmë ka mbaruar kjo mbështetje sepse nuk bëj dot betejë për dikë që nuk dëshiron që të fitojë luftën”, tha Bejko.

“Unë kam kërkuar gjithmonë që PD-ja të ishte parti e djathtë dhe nuk kam qenë shumë miqësor me kryetarët e partisë. Basha mezi dilte të bënte konferenca shtypi, kur i thamë që t’i zinte të premten Berishës, nuk doli më. Ne kishim mbështetjen amerikane, kishim siglën dhe vulën e partisë, si dhe kishim hyrë në betejë në zgjedhjet lokale. Të treja këto ne i humbëm dhe kur pashë këtë gjë, vendosa të largohem”, shtoi Bejko.

Ish-anëtari i Kryesisë së PD së Bashës theksoi se Lulzim Basha nuk e bën dot liderin.

“Isha për të krijuar një parti të re, me logo të re, me emër të ri dhe të bëhen zgjedhjet nga e para për partinë. Me qëllim që të mos bëjmë parti kryetari. Inkurajoj krijimin e një lëvizjeje politike dhe do të jem zë i fortë për të mbrojtur vlerat e djathta. Lulzim Basha nuk është “non grata”, mund të ketë defekte në lidership, por nuk është Sali Berisha”, tha Bejko.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com