“Jam ashtu siç jam, nuk mund ta ndryshoj”, aktori i njohur tregon komentet negative për pamjen: Më kanë quajtur

Aktori Adam Driver, në një intervistë të re që i dha gazetarit Chris Wallace, foli për komentet që krhaasimet që i janë bërë me aktorë të njohur si Jack Nicholson dhe Al Pacino. “Janë ata që më bënë të dëshiroj të bëhem aktor, kështu që e shihni, është një krahasim i bukur”, tha ai.

Megjithatë, gjatë rrugëtimit të tij në Holliwood, këto nuk kanë qenë krahasimet e vetme që ka marrë, dhe disa prej tyre kanë qenë tepër të padëshirueshme.

“Më kanë quajtur edhe ‘mjekër kali’, nuk e marr si të mirëqenë. Mbaj mend që lexova një përmbledhje që thoshte: “Agjenti i tij ndoshta nuk e dinte nëse duhet ta fuste në një film apo në gara. Kështu që përpiqem të mos marr asgjë personale”.

Më tej ai shtoi: “Kam punuar në mënyrë të qëndrueshme, dhe kjo është mirë, me njerëz me të cilët kam dashur gjithmonë, gjithmonë kam ëndërruar të punoj.”

I pyetur nëse pamja e tij ka qenë “ndihmë apo pengesë” në karrierën e tij të aktrimit, ai u përgjigj: “ Unë jam ashtu siç jam, nuk mund ta ndryshoj. Kështu që mendoj se më ka ndihmuar. Përveç që thyej pasqyra kudo që shkoj dhe trupi im joproporcional nuk futet nëpër dyer, në makina dhe në shumicën e rrobave, çdo gjë tjetër është mirë”, tha ai me shaka./Liberale.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com