Sara dhe Bardhi janë çifti më i komentuar i momentit ku mbrëmjen e sotme kanë zhvilluar një intervistë për ‘Big Brother Radio’.
Sara ka sqaruar lidhur me marrëdhënien që Bardhi ka me menaxherin e tij, Jetmir Agajn, pasi ishte ajo e cila ngriti dyshimet dhe u përfol se kishte gisht në përçarjen e djemëve.
Pjesë nga intervista:
Komentet në rrjet janë që unë po i shkatërroj karrierën Bardhit dhe që unë kam shkatërruar marrëdhënien midis menaxherit të Bardhit dhe Bardhit. Dhe kjo nuk qëndron absolutisht. I kam sugjeruar që të ulet dhe të bisedojë, por Bardhi është maxhoren dhe ka problemet e tij dhe ka hatërmbetjet e tij.
Pozicioni im është i tillë që Bardhi të jetë i qetë dhe i lumtur me vendimet e tij. Dua që për gjërat e tij të vendosi zemra, shpirti edhe mendja e tij.
A është pro Sara një bashkimi midis tyre?
Unë jam pro çdo gjëje që Bardhi vendos.