Izraeli vendos tanket në kufi me Libanin, pritet urdhri për sulm, Hezbollahu: Po ju presim!

Tanket izraelite janë grumbulluar afër kufirit libanez, eprorët kanë thirrur rezervistët, edhe pse në numër të vogël, ndërkohë që gjenerali më i lartë i Izraelit u ka thënë trupave që të përgatiten për të operuar brenda bastioneve të Hezbollahut.

Kreu i Komandës Veriore të ushtrisë së Izraelit mbështet krijimin e një zone tampon brenda Libanit jugor, për të shtyrë luftëtarët dhe infrastrukturën e Hezbollahut larg kufirit dhe për të lejuar Izraelin të kthejë rreth 60,000 civilë në shtëpitë e evakuuara pothuajse një vit më parë.

Sot në mëngjes, ministri i mbrojtjes, Yoav Gallant, duke folur me trupat në veri, tha se Izraeli do të përdorë “të gjithë kapacitetin” për ta arritur këtë, “nga ajri, deti dhe toka”.

Wall Street Journal raporton se ekipe të vogla të forcave speciale izraelite kanë kryer bastisje të vogla përtej kufirit, ndoshta për disa muaj.
Deri më tani, nuk ka shenja të kalimit të kufirit nga tanket izraelite. Bastisjet e raportuara nga Al-Jazeera ka të ngjarë të jenë montuar me helikopter.

Izraeli ndërkohë dëshiron që Hezbollahu të mendojë se në fakt do të ketë një pushtim tokësor.

Në lidhje me këtë të fundit ka reaguar edhe zëvendësi i Nasrallahut duke thënë se ishin gati për t’u përballur me Izraelin në rast të një sulmi tokësor.

Ai deklaroi se grupi po vazhdon operacionet e tij, duke i përshkruar sulmet e tij deri më tani si “minimumi”, ndërsa shtoi se beteja mund të jetë e gjatë, raporton Reuters.

Ai e mbyll fjalën e tij duke bërë thirrje për durim.

Nga ana tjetër, Izraeli ka vrarë disa anëtarë të lartë të Hezbollah, mes të cilëve edhe kreun e saj, Hassan Nasrallah. Ky i fundit, u ekzekutua në një kompleks nëntokësor të fshehur në periferinë jugore të Bejrutit.

Vrasja e tij u pasua me reagime nga Hezbollah dhe Irani, të cilët u zotuan për hakmarrje të ashpër ndaj Izraelit.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com