Sulmet e fundit të Izraelit kanë vrarë dy bebe binjakë të cilët kishin lindur në Gaza disa javë pas fillimit të luftës. Sipas autoriteteve shëndetësore të Gazës, binjakët, djalë dhe vajzë të quajtur Wesam dhe Naeem Abu Anza të cilët u varrosën sot, ishin më të rinjtë nga 14 anëtarët e së njëjtës familje.
Të afërmit e kësaj familje thanë se binjakët kanë lindur katër muaj më parë, pas fillimit të luftës, shkruajnë mediat e huaja. Ebu Anza, nëna e binjakëve ka treguar e dëshpëruar se pas njëmbëdhjetë vitesh martesë kishte bërë binjakët, që ishin dhe fëmijët e saj të parë.
“Ne ishim duke fjetur, çfarë faji kanë ata? Si do të vazhdoj të jetoj tani?”,- është shprehur gruaja.
Ngjarja është përcjellë nga agjencia mediatike “Reuters” dhe është një nga historitë e panumërta shumë të dhimbshme që janë krijuar që nga nisja e konfliktit mes Izraelit dhe Hamas.