Ambasada iraniane në Bejrut ka dënuar sulmet e fundit të izraelit, teksa nuk ka ngurruar të lëshoj një kërcënim ndaj Tel Avivit.
Sipas Iranit, sulmet e të premtes kanë ndryshuar komplet lojën dhe se Izraeli do të dënohet për këto sulme, duke paralajmëruar përshkallëzimin e situatës.
“Regjimi izraelit kryen edhe një herë një masakër të përgjakshme, duke synuar lagjet e banuara shumë të populluara, duke nxjerrë justifikime të rreme për të provuar të mbulojë krimet e tij brutale. Nuk ka dyshim se ky krim i dënueshëm dhe sjellje e pamatur përfaqësojnë një përshkallëzim serioz që ndryshon rregullat e lojës dhe se autori i tij do të ndëshkohet siç duhet”, postoi ambasada iraniane në X.
Kujtojmë se nga sulmet e fundit izraelite, të paktën dy persona u vranë dhe 76 u plagosën në periferitë jugore të Bejrutit.