Kishte shkuar të tërhiqte certifikatat e tyre të lindjes kur mësoi se binjakët e ardhur në jetë prej 3 ditësh, Aysal dhe Aser dhe nëna e tyre Jomana ishin vrarë nga një sulm izraelit në Deir-alBalah në Gazën qendrore.
Është tragjedia që ja ktheu gëzimin në ferr këtij babai të ri. Muhamed shfaqet ndërsa i lutet autoriteteve të shohë për herë të fundit fëmijët e porsalindur dhe bashkëshorten e tij, para se të humbte ndjenjat nga dhimbja.
“Shkova të merrja certifikatat e lindjes për fëmijët. Gruaja sapo kishte lindur me operacion. As nuk i gëzova dot. Më telefonuan për të më thënë se shtëpia ku po qëndronin ishte bombarduar…Ata ikën… gruaja, dy fëmijët e mi dhe vjehrra”, shprehet Mohammed Abu Al-Qumsan.
Muhamed tregon se ishin shpërngulur nga banesa e tyre në Gaza dhe kishin marrë me qira një apartament pasi bashkëshortja ishte shtatzënë.
Sipas agjencisë së lajmeve Associated Press, familja i ishte bindur urdhrit të ushtrisë izraelite për t’u evakuar nga qyteti i Gazës gjatë javëve të para të luftës, duke kërkuar strehim në një pjesë qëndore të rripit.
Familjarët e Muhamed, janë mes 23 viktimave të një sulmi izraelit në Deir-al Balah, ndërsa në total 32 vetë u vranë në Rripin e Gazës gjatë 24 orëve të fundit. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamas, 115 foshnje janë vrarë gjatë luftës.
/a.r