Izraeli gati të arrijë marrëveshje për lirimin e pengjeve, por nuk dorëzohemi ndaj kërkesave “ekstreme” të Hamasit

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë se Izraeli është gati të arrijë një marrëveshje për të siguruar lirimin e 130 pengjeve që po mbahen nga Hamasi.

Por ai tha se Izraeli nuk do të dorëzohet ndaj kërkesave “ekstreme” të Hamasit. Bisedimet që synojnë sigurimin e armëpushimit dhe lirimin e pengjeve do të zhvillohen sot në Kajro.

Netanyahu tha se Hamasi shpresonte se presioni ndërkombëtar do ta bënte Izraelin të dorëzohej ndaj kërkesave të tij. Sakaq Netanyahu thekson se kjo gjë nuk do të ndodhë.

Dhjetëra mijëra izraelitë dolën mbrëmjen e së shtunës nëpër sheshe dhe rrugët e Tel Avivit për të protestuar kundër kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.

Protestuesit izraelitë kërkojnë marrëveshje për lirimin e bashkatdhetarëve të tyre që janë marrë pengje në Gaza. Tubimet në Tel Aviv dhe qytete të tjera erdhën pasi Forcat e Mbrojtjes izraelite (IDF) gjetën trupin e pajetë të pengut Elad Katzir.

Me pankarta nëpër duar protestuesit bëjnë thirrje për marrveshje të menjëhershme për lirmimin e pengjeve. BBC raporton se policia ndërhyri më vonë për të shpërndarë me forcë turmën e Tel Avivit. Protestuesve antiqeveritarë iu bashkuan familjet e pengjeve që po mbahen në Gaza.

Demonstruesit shprehën zhgënjimin e tyre me paaftësinë e qeverisë për të liruar rreth 130 pengje që ndodhen në Gaza, dhe që mbahen atje nga Hamasi dhe aleatët e tij. Më herët të shtunën, ushtria izraelite (IDF) gjeti trupin e Elad Katzir, i cili u mor peng dhe u dërgua në Gaza gjatë sulmeve të Hamasit në Izraelin jugor më 7 tetor 2023.

Ai ishte shfaqur i gjallë në një video të pengjeve të publikuar nga Hamasi në fillim të vitit.

“Elad Katzir arriti të mbijetonte tre muaj në robëri. Ai duhet të ishte me ne sot. Ai mund të ishte me ne sot,” tha protestuesi Noam Peri për një gazetar të BBC.

Një makinë u përplas me turmat në protestën në Tel Aviv, duke plagosur pesë. Policia tha se shoferi është arrestuar. Sulmet e Hamasit të 7 tetorit vranë rreth 1200 njerëz, shumica prej tyre civilë.

Mbi 33,000 njerëz janë vrarë gjatë ofensivës së Izraelit në Gaza që prej 7 tetorit, thotë ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi, shumë prej tyre gra dhe fëmijë. Sipas të dhënave izraelite, 253 izraelitë dhe të huaj u morën peng gjatë sulmeve të Hamasit.


Rreth 129 pengje nuk janë gjetur ende që prej kohës që u rrëmbyen. Të paktën 34 prej tyre mendohet se kanë vdekur. 12 trupa janë gjetur nga IDF.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com