Izraeli dhe Hamasi arritën një marrëveshje të minutës së fundit të enjten për të zgjatur armëpushimin edhe për një ditë, ndërsa ndërmjetësit vazhduan bisedimet për mundësinë e zgjatjes së mëtejshme të afatit të tij. Kjo do të bënte të mundur lirimin e pengjeve të tjera dhe hyrjen e ndihmave në Gazë.
Megjithatë një sulm vdekjeprurës në Jeruzalem ku persona të armatosur vranë të paktën tre vetë, ishte një kujtesë e rrezikut për përhapjen e dhunës. Dy autorët e sulmit në një stacion autobuzi ishin vëllezër palestinezë. Policia tha se ata u “neutralizuan”.
“Kjo ngjarje dëshmon sërish se ne nuk duhet të tregojmë dobësi, se duhet t’i flasim Hamasit vetëm përmes armëve, vetëm përmes luftës”, tha ministri i djathtë i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir.