Një 46-vjeçar shqiptar është arrestaur nga policia italiane pasi ju gjetën 863 mijë euro cash të cilat dyshohet se vijnë nga aktiviteti kriminal i shitjes së lëndëve narkotike.
Mediat italiane bëjnë me dije se fillimisht shqiptari u ndalua në një rrugë mes Brindizit dhe Leçes, ku gjatë kontrollit të mjetit atij ju gjetën 200 mijë euro të fshehura në pako me vakum me kartëmonedha të prerjeve të ndryshme.
Më pas efektivët e policisë zhvilluan dhe një kontroll në banesën e tij, ku gjetën 633.850 euro të fshehura në dollap dhe të ndara në “pako” kartëmonedhash të prerjeve të ndryshme.
Në total u sekuestruan mbi 863.850 euro. Autoritete në Itali po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit.
46-vjeçari me origjinë shqiptare u denoncua për pastrim parash dhe transferim mashtrues të sendeve me vlerë, në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar.