54-vjeçari Agron Puka do të qëndrojë në burg pa afat. Ky ishte vendimi që atij iu komunikua në spitalin e Traumës, aty ku po merr mjekim që prej ditës së mërkurë, kur ai u plagos me armë zjarri në Rrile të Lezhës.
Në deklarimet e tij para togave të zeza, 54-vjeçari mësohet të ketë thënë se ka qëlluar për vetëmbrojtje, pasi tre persona i kishin zënë pritë sapo la fëmijët në shkollë.
Ngjarja ndodhi para shkollës 9-vjeçare “Marash Gjoni” në Rrilë, ku fillimisht u raportua për atentat me armë zjarri ndaj 54-vjeçarit Agron Puka i cili mbeti i plagosur.
Por pas veprimeve të thelluara hetimore, rezultoi se dhe vetë shënjestra ka qëlluar në drejtim të tre autoreve të dyshuar Vinçens Tuku, Amarildo Kola dhe Kevin Ndoka të cilët janë shpallur në kërkim policor. Shkak dyshohet një konflikt i mëparshëm mes Pukës dhe tre personave të shpallur tashmë në kërkim.
/a.r