Italia thërret G7 në takim pas sulmit iranian ndaj Izraelit

Italia ka thirrur një takim të udhëheqësve të G7 pas sulmit të madh iranian ndaj Izraelit.

“Krerët e shtatë vendeve kryesore të industrializuara demokratike do të takohen sot pasdite për një video-konferencë për të diskutuar sulmin nga Teherani”, sipas një deklarate.

Italia është aktualisht kryesuese e grupit G7.

Presidenti i SHBA-se Joe Biden njoftoi më herët synimin e tij për të mbledhur grupin G7, për të koordinuar një përgjigje të bashkuar diplomatike ndaj sulmit të paprecedentë të Iranit.

Grupi G7 është një forum jozyrtar i Gjermanisë, Francës, Britanisë së Madhe, Italisë, Japonisë, Kanadasë dhe SHBA-së.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com