Italia arrin nivelin historik, 458 mijë të punësuar më tepër në 10 muaj

Rekord i ri punësimi në Itali. Nevoja për fuqi punëtore ka bërë që shumë vende të arrijnë nivelin ë të ulët historik të papunësisë. Prej vitesh në vendin tonë fqinj, Itali, jetojnë dhe punojnë një përqindje e lartë e emigrantëve shqiptarë.

Në tetor 2023, krahasuar me një muaj më parë, shkalla e punësimit është rritur në nivelin 61.8%. Kjo është bërë e ditur nga Istat, instituti italian i statistikave, i cili nxjerr në pah se si një nivel kaq i lartë nuk ishte regjistruar kurrë në të dhënat historike të Italisë.

Gjithashtu në bazë mujore, shkalla e papunësisë është në nivelin 7.8%, ndërsa shkalla e pasivitetit ka zbritur në 32.9%.

Instituti italian i statistikave vëren se “në tetor 2023, punësimi vazhdon të rritet. Krahasuar me muajin e kaluar, rritja ka të bëjë vetëm me punonjësit e përhershëm, të cilët kalojnë shifrën 15 milionë e 700 mijë.”

“Numri i të punësuarve shkon në 23 milionë e 694 mijë dhe shënon, krahasuar me tetorin 2022, një rritje me 455 mijë të punësuar të përhershëm dhe 66 mijë të vetëpunësuar; numri i punonjësve me afat të caktuar është 64 mijë më i ulët”.

Krahasuar me muajin paraardhës, në tetor 2023, shkalla e punësimit është e qëndrueshme te meshkujt dhe në rritje te femrat (+0,1 pikë); papunësia rritet si për të parën ashtu edhe për të dytin (përkatësisht +0,1 dhe +0,2 pikë); në fund, shkalla e pasivitetit ulet për të dy komponentët me 0.2 pikë.

Në bazë vjetore, rritja e punësimit (+1,3 pikë te meshkujt dhe +1,1 pikë te femrat) dhe ulja e pasivitetit (përkatësisht -1,4 dhe -1,2 pikë) shoqërohen me rënie të papunësisë tek meshkujt (-0,1 pikë) dhe e qëndrueshme tek femrat.

Numri i të punësuarve në tetor 2023 e kalon atë të tetorit 2022 me 2,0% (+458 mijë). Rritja përfshin burrat, gratë dhe të gjitha grupmoshat, me përjashtim të moshave 35-49 për shkak të dinamikës demografike negative: shkalla e punësimit, e cila në përgjithësi po rritet me 1.2 pikë përqindje, rritet edhe në këtë grupmoshë (+0.8 pikë.) sepse rënia e numrit të të punësuarve 35-49 vjeç është më pak e theksuar se ajo e popullsisë së përgjithshme përkatëse. /Liberale.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com