Ishulli i “Instagramit” dhe i të pasurve, lajme të këqija për Santorinin, turistët do të…

Shtëpitë karakteristike të bardha, kishat me kupola blu dhe deti i kaltër e bëjnë Santorinin një ishulli unikal mahnitës që tërheq 3.4 milionë vizitorë në vit. Vetë ishulli grek ka 20 000 banorë, çka e bën thuajse të pamundur që vendasit të mirëpresin këtë fluks vizitorësh. Rreth 17 000 pasagjerë të anijeve turistike hyjnë në ishull në ditët e pikut të sezonit, në kërkim të zonave të famshme për të cilat ishulli ka marrë dhe pseudonimin “Ishulli i Instagramit”.

Kryetari i bashkisë së Santorinit, Nikos Zorzos, ka propozuar që të zbatohet një kufi sa i takon numrit të pasagjerëve që vijnë me anije turistike e që duhet të jenë deri në 8000 vizitorë në ditë. Kjo është një lëvizje e mbështetur nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis, i cili tha se masa është caktuar për vitin e ardhshëm.

Protestat kundër turizmit kanë qenë një çështje e ndezur politike në Europë, këtë verë, me demonstrata që u zhvilluan në Spanjë, Holandë dhe më gjerë. Të enjten, Venecia kufizoi përmasat e grupeve të udhëhequra nga guidat, ndaloi megafonët dhe e shpalli të suksesshme tarifën e hyrjes së përkohshme, duke i siguruar qytetit rreth 2.64 milionë dollarë të ardhura.

Turizmi i shtuar është bërë një çështje kryesore, vitet e fundit, pasi destinacionet e njohura luftojnë për të balancuar nevojën e tyre për vizitorë me cilësinë e jetës së banorëve, si dhe ruajtjen e një mjedisi të dëshirueshëm dhe të qëndrueshëm për të gjithë.

Mirëpo, sipas disa vendasve, situata e kompikuar vjen për shkak të faktorëve të ndryshëm. “Nuk është problemi te turizmi masiv, është te mungesa e strukturave”, thonë ata. Mediat sociale janë të mbushura me imazhe të mbipopullimit në pikat e nxehta të ishullit, por më pas ishulli është bosh, pasi qendrat e qyteteve janë të vdekura pas orës 21:00 dhe restorantet e hotelet nuk janë aspak afër kapacitetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com