“Ishte vrasje gjakftohtë/ Dyshohet se u qëllua për vdekje nga shqiptari, flet vëllai i 34-vjeçarit grek: E goditën me thikë, pastaj me armë

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Greqi, ku një shqiptar i identifikuar si Liridon Gushali alias Liridon Hoxha dhe tre shtetas grekë, akuzohen për vrasjen e një 34-vjeçari grek, pas një sherri në hyrjen e një lokali nate.

Vëllai i viktimës ka rrëfyer detaje të rënda, duke e cilësuar ngjarjen si një “vrasje gjakftohtë”. Sipas dëshmisë së tij, konflikti nisi pas një grindjeje të parëndësishme, ndërsa viktima, që ndodhej nën ndikimin e alkoolit, kishte debatuar me grupin.

Është vrasje gjakftohtë. Ai u godit dy herë me thikë dhe më pas u qëllua. Nuk e di saktësisht se kush ishte arsyeja dhe kunati që ishte me të nuk tha shumë. U grindën thotë ai për një arsye të parëndësishme, edhe vëllai im ishte pak i dehur, duket se i thanë të mos pijë e të mos dalë dhe ai nuk ka ngritur shumë dhe i ka rrahur në dru. E nxorën jashtë, i sollën një thikë dhe njëri prej tyre i tha “ti e di kush jam unë”, tregon vëllai i tij.

Sipas vëllait të viktimë, i ndjeri është goditur dy herë me thikë dhe më pas gjashtë herë më armë, duke ndërruar jetë në vend.

Ai gjithashtu tha se “kumbarët” – individë që kontrollojnë zonën dhe ofrojnë mbrojtje në mënyrë kriminale – janë të lirë të veprojnë pa ndërhyrje nga policia.

“Kumbarë janë të gjithë ata që shesin mbrojtje dhe policia nuk bën asgjë. Ai doli dhe e goditi dy herë me thikë dhe gjashtë herë e qëlloi”, pohon vëllai i viktimës. Madje, siç tha ai, ata vetë e kanë sulmuar në të kaluarën.

Hetimet për këtë ngjarje të rëndë po vazhdojnë, ndërsa familja e viktimës kërkon drejtësi për humbjen e të dashurit të tyre.

Kujtojmë se burri fatkeq ishte baba i dy fëmijëve dhe së shpejti priste të tretin, pasi gruaja e tij është shtatzënë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com