Një ngjarje e rëndë u shënua ditën e djeshme në Lushnjë, ku një vajzë 18-vjeçare i dha fund jetës, duke pirë fostoksinë.
Policia raportoi se shkak për aktin e rëndë që ka ndërmarrë Bruna M. kanë qenë konfliktet vazhdueshme me të fejuarin e saj, 24-vjeçarin me iniciale Entilio Drajçi. Ata i kishin bërë gjërat familjare në janar të këtij viti.
Detaje të reja janë zbuluar edhe nga deklarata e Indrit Bytyçit, kushëririt të Entilio Drajçit, i cili tha se sapo viktima ka shkruar mesazhin kanë ardhur në shtëpi për ta dërguar në spital.
Përpara se 18-vjeçarja t’i jepte fund jetës, kushëriri tregoi se gjithçka ishte normale.
“Ne e morëm e futëm direkt në makinë dhe e dërguam në Lushnjë. Gati sa nuk kemi bërë aksident. Djali ishte me ne tek lokali. E lam në shtëpi, sa u ulëm në lokal ne, i shkruajti burrit që unë piva fotoksinë. Ai i shkruaji mos guxo. E pruri nga shtëpia (familjes) e la këtu, ishte mëse normale. Po bënim muhabet po qeshnim. Djali nuk kishte dijeni për probleme”, tha kushëriri i të fejuarit të viktimës./m.j