“Ishte përmbytur krejt, këtu ka qenë det”, flasin të afërm të policit që humbi jetën me motor

Të afërm të policit i cili humbi jetën pas mesnatës në fshatin Bardhaj të Shkodrës, tregojnë për A2 CNN se ngjarja ka ndodhur për shkak të motit të keq dhe errësirës.

“Ishte përmbytur krejt, këtu ka qenë det, atë e di Zoti, por ka pasur ujë shumë. Ka qenë me motor me drita ndezur dh iu ka dukur tokë gjithëkund”, thotë një nga të afërmit për A2 CNN.

“Ka ardhur një stuhi e madhe e rrezik i madh për të e familjen e tij” thotë një tjetër i afërm për A2, teksa nuk kursejnë vlerësimin për policin që humb i jetën.

51-vjeçari ishte punonjës policie i Forcës Kombëtare të Sigurisë në Shkodër. Sipas burimeve policore, efektivi Nikoll Lekndrejaj, ka qenë duke udhëtuar me një motor në momentin që ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal. Dyshimet e para janë se aksidenti mund të jete shkaktuar si pasojë e kushteve të rënda atmosferike me reshje shiu dhe erë të fortë që përfshinë gjithë rajonin e Shkodrës mbrëmjen e së martës. Trupi i të ndjerit është gjetur nga policia në orët e para të mëngjesit pasi e kishte marrë rrjedha e fortë e kanalit që derdhet në lumin Kir.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com