Ishte në rregull për KQZ-në por jo për SPAK! Kryebashkiaku i Kuçovës, sërish nën akuzë

Një ditë pas vendimit të KQZ-së, Prokuroria e Posaçme i ka komunikuar akuzën kryetarit të Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari për falsifikim të formularëve.

Kreshnik Hajdari u thirr sot në SPAK ku edhe iu kominikua akuza.

Ai akuzohet se fshehu në deklarimin e formularit të dekriminalizimit një dënim të disa viteve më parë në Greqi çka përbën vepër penale sipas akuzës së fundit të SPAK.

Vendimi vjen një ditë pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk i ndërpreu mandatin Hajdari si kryebashkiaku për një dënim prej 4 muajsh në Greqi i konvertuar me një gjobë prej 1500 dhrahmi më shumë se 20 vite më parë.

SPAK e thirri Hajdarin, dy ditë pasi Prokuroria e Përgjithshme, nëpërmjet një shkrese, njoftoi se ai është dënuar në Greqi në vitin 1999, fakt që nuk e ka deklaruar në formularin e vetëdeklarimit. Sipas Prokurorisë, Hajdari rezulton që në 23 qershor të vitit 1999 është dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Shkallës së parë të Janinës për hyrje të paligjshme në territorin grek pa leje, duke e dënuar atë me 4 muaj burg.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com