“Ishte moment dinjiteti”, Idrizi për takimin e Ramës: U pranua për herë të parë që ligji i luftës s’është hequr

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, i ftuar në studion e News24, ka komentuar takimin e organizuar dje nga kryeministri Edi Rama në Athinë me bashkatdhetarë. A ka deklaruar ky ishte një moment dinjiteti e krenarie për shqiptarët në Greqi, ndërsa tha se shpreson që kjo të jetë një pikë kthese në marrëdhëniet mes dy vendeve.
Idrizi shtoi se Rama avokoi në mënyrë interesante edhe pjesën e historisë.

Sa i përket çështjes çame dhe ligjit të luftës, Idrizi tha se Shqipëria gjatë të gjithë kësaj kohe kaën qenë të tërhequr dhe të intimiduar.

“Një pjesë e mirë e emigrantëve kanë probleme me pasaportat. Nëse duhet bërë një paralelizëm, kudo nga Diaspora jonë, dalin njerëz të spikatur në fusha të ndryshme, ndërsa Greqia është e kapsuluar. Nga kjo anë është mbështetje krenarie për të gjithë shqiptarët.

Ky është perceptimi i të gjithëve. E thënë në Athinë, nga kryeministri, Shqipëria ka ndryshuar shumë. Ne deri më sot jemi ndjerë të intimiduar, por tani është moment tjetër. E kam dëgjuar shpesh; miqësi e mirë. Popujt mund të jenë miq, shteti ka interesa. Greqia jo më kot e mban ligjin e luftës. Shqipëria është tërhequr gjatë gjithë kësaj kohe. Funksionarët e saj janë intimiduar. Sikur opinioni publik apo media, të kishin bërë për Çamërinë aq sa ka bërë Greqia për një copë Beleri, do të ishte bërë nami. Beleri është i dënuar për poshtërim të Republikës së Shqipërisë. Dëgjova, për shqiptarët e Çamërisë, të përmendur në Athinë, apo ligji i luftës. Edi Rama nuk tha ndonjë gjë të re, pasi janë fakte. Greqia mban një ligj lufte që nuk rri kot. Nëse do të shihnit artikulimin e Ramës dje, ai tha për herë të parë që nuk është e vërtetë ajo që kam thënë se është hequr gjendja e luftës. Për herë të parë dje, kemi një element tjetër të ri që pranohet se ligji i luftës nuk është hequr. Investimi nga qeveria shqiptare për heqjen e ligjit të luftës që ka 84 vite, nuk mund të jetë një gjë që e them sot dhe e lë nesër, apo dhe çështja e Çamërisë. Dua t’u kujtoj kujtdo se ka një ligj të Parlamentit të Shqipërisë që në 94, që njihet gjenocidi çam. Ne nuk mund të relativizojmë këtë çështje.”, tha Idrizi.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com