Ishte larguar nga banesa, gjendet i pajetë 70-vjeçari, dyshimet e para

Një shtetas 70-vjeçar, i larguar nga banesa të premten, është gjetur i pajetë të shtunën.

Policia në një njoftim zyrtar bëri të ditur se në përroin e thellë, të fshatit Bërsnik, është gjetur shtetasi S. H., 70 vjeç, i cili ishte larguar nga banesa një ditë më parë, rreth orës 13:00.

Sipas policisë, dyshohet se 70 vjeçari është mbytur. Nga kqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Materialet i kaluan Prokurorisë për ngjarje aksidentale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com