Ishte i varur nga droga, 11 vite burg për babanë që vrau me shapkë djalin e tij 41-vjeçar: Nuk e kuptova çfarë po bëja

Gjykata e Selanikut ka dhënë 11 vite burg për 70-vjeçarin, i cili vrau djalin e tij 41-vjeçar me një shapkë. Ai u shpall njëherazi fajtor për vrasje dhe armëmbajtje pa leje. Pendimi i sinqertë për ngjarjen i shmangu burgimin e përjetshëm.

Sipas aktakuzës, 70-vjeçari i ka shkaktuar1 8 plagë me shapka në kokë të djalit të tij, me pasojë lëndimin fatal. Sipas të dhënave të mjekësisë ligjore, vdekja e djalit të tij i atribuohet lëndimeve në tru. Pas aktit të rëdë, i moshuari u përpoq t’i jepte fund jetës së tij duke marrë pilula.

Krimi u zbulua kur nëna e 41-vjeçarit u kthye në banesë, duke gjetur djalin e saj në një pellg gjaku dhe bashkëshortin e saj pa ndjenja pranë tij.

Siç doli nga seanca në Gjykatën Penale, babë e bir shpesh grindeshin për shkak të varësisë së këtij të fundit nga droga. “Atë mëngjes më kërkoi para për të blerë pilula droge. I dhashë 20 euro […] Ai u kthye më vonë me një kuti me pilula. Pastaj më kërkoi 2000 euro për të blerë më shumë pilula për t’i shitur në Samothraki”, tha i akuzuari në kërkim të faljes, duke paraqitur këndvështrimin e tij të ngjarjeve.

Siç ka raportuar ai, kur ka refuzuar t’i japë më shumë para, 41-vjeçari e ka sulmuar me paterica duke e goditur në kokë, ku kishte një plagë të vjetër. Më pas, siç raportojnë avokatët e tij, i moshuari është “turbulluar”, duke rrëmbyer shapkën me të cilën ka rrahur për vdekje djalin e tij. “Nuk e dija se çfarë po bëja. Kur e kuptova se e vrava, piva pilulat për t’u larguar me të”, ishin fjalët e burrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com