Politikani Halit Valteri, i ftuar në News 24 ka folur për ndarjen nga jeta të kryetarit të shoqatës “Tirana”, Arben Tafaj.
Valteri tha se Tafaj ishte “danoç tirone”. Ai tha se Tafaj do të kujtohet për shpirtin e tij prej babaxhani.
“Arben Tafaj ishte danoç tirone dhe do e kujtojmë gjithmonë për shpirtin e tij prej babaxhani. Ai ishte një njeri, që zbuste konfliktet. Ngushëllime familjes, ngushëllime për të gjithë komunitetit tiranas dhe Zoti e pastë marrë pranë vetes. U takova me të një ditë përpara se të ndërronte jetë.
Arben Tafaj fitoi betejën me kancerin, por nuk fitoi dot betejën me rastësoren. Ishte kaq i fortë, sa nuk kishte frikë nga vdekja”, deklaroi Valteri.