Ishin bllokuar në “Gropat e Bufit”, shpëtohen 2 turistet nga Gjermania

Policia e Himarës në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse i kanë ardhur në ndihmë 2 turisteve nga Gjermania të cilat kishin mbetur të bllokuar në zonën e quajtur “Gropat e Bufit” në Vuno.

“Shërbimet e rendit, së bashku me forcat zjarrfikëse të Himarës, mbërritën në vendin e dhënë dhe nisën menjëherë kërkimet. Pas 4 orësh, në kushte të vështira atmosferike, arritën të lokalizojnë turistet dhe menjëherë ju ofruan ndihmën e nevojshme.”

Pas gjetjes, të dyja turistet gjermane ishin në gjendje të mirë shëndetësore dhe shprehën mirënjohjen e tyre për shërbimet që ju ofruan ndihmën e nevojshme./tvklan.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com