Ish-presidenti i klubit Partizani: Berisha e di çfarë jam i aftë të bëj, sa të jem gjallë do i shkoj deri në fund!

Ish presidenti i klubit Partizani dhe ish gardisit Paro Laçi, bëri deklarata të forta në Studio Live teksa tha që Berisha ka pasur plan të vrasë Ilir Metën dhe Neritan Cekën. Më tej duke folur për drejtësinë, ai tha se është në dispozicion të saj, por edhe nëse drejtësia nuk vepron ai do ndjek të gjithë hallkat e saj deri në Bruksel.

‘Nëse drejtësia nuk më kërkon, nëse është e blerë, Berisha e di çfarë jam i aftë të bëjë dhe Berisha do përballet me aktin e fundit. Është një gjykatë në Bruksel. Jemi mbledhur një herë në Bruksel.

Ne e kemi mbajtur dhe kemi bërë shumë për të. Do mblidhemi as sa e përmban ligji do marri një staf të fortë juridik dhe do i bëjmë një denoncim Berishës. Edhe nëse nuk e zgjidh drejtësia në Shqipëri. Sa të jem gjallë do i drejtohem gjithë hallkave të drejtësisë. Do denoncojmë gjithë këto gjëra që gjithë i dimë, aq sa dimë do përgatisim një denoncim. Në momentin që do marri rrugën nuk ka më ryshfet dhe pare që e blen.’/ Shqiptarja.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com