Ish-ministri Beqaj nesër në gjykatë për ‘shpërdorim të detyrës’ për koncesionin e sterilizimit! SPAK kërkoi ‘dety

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja do te përballet mesditën e të hënës me gjykatën për masat e vendosura ndaj tij pas hetimeve për koncesionin e sterilizimit.

GJKKO ka caktuar orën 12.00 për marrjen në pyetje të ish-ministrit për të cilin janë vendosur masat detyrim paraqitje dhe ndalim dalje jashtë shtetit, për akuzën shpërdorim detyre.

Gjykata e Posaçme ka caktuar mesditën e të hënës për seancën e marrjes në pyetje të ish-ministri i shëndetësisë Ilir Beqja, ndaj të cilit janë vendosur masat e sigurisë detyrim paraqitje dhe ndalim dalje jashtë shtetit, për shkak të hetimeve për koncesionin e sterilizimit.

Seanca do të drejtohet nga gjyqtari i hetimeve paraprake, Erjon Bani pas kërkesës që është bere nga vete prokuroria e Posaçme.

Masat e sigurisë për Beqjen u miratuan nga Gjykata e Posaçme më 16 nëntor, bazuar në kërkesën e prokurorisë. Deri tani nga hetimi i SPAK ai është zyrtari më i lartë nën akuzë për shkeljet e konstatuara me kontratën e partneritetit publik-privat të sterilizimit me vlerë 100 milionë euro, pas arrestimit në gusht të këtij viti të biznesmenit Ilir Rrapaj dhe zëvendësit të tij në Ministrinë e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj.

Hetimet e SPAK kanë zbuluar shkelje në procedurat e dhënies së koncesionit, siç dyshohet me qëllimin e vetëm të shpalljes fitues të kompanive të Ilir Rrapajt dhe shtetasit Italian, Umbro Staçini.

Lista e shkeljeve përmban një studim fizibiliteti me të dhëna të rreme në kundërshtim me ligjin; hartimi i kritereve në mënyrë të tillë që t’u përshtateshin gjendjes reale të kompanive të përzgjedhura paraprakisht si dhe mosveprimin e Beqajt për zgjidhjen e konfliktit të interesit mes zv.ministrit Klodian Rrjepaj si kryetar i komisionit të koncesionit dhe Ilir Rrapajt si biznesmen përfitues i tij. Shkelje ligjore janë gjetur edhe gjatë negocimit të kontratës koncesionare, që sipas gjyqtarit kanë qenë “dukshëm në favor të kompanisë së shpallur fituese, në dëm të interesave të shtetit”.

Emri i Beqajt mungoi fillimisht në listën e personave të akuzuar për shpërdorim detyre dhe mashtrim me pasoja të rënda, por në një vendim për masë sigurie, gjyqtari Erjon Bani vlerësoi se shkeljet e akteve ligjore ngriheshin në nivelin e përgjegjësisë penale për ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqja.
Ndaj tij është ngritur akuza e shpërdorimit të detyrës, ndërkohë që gjyqtari vlerësoi hetimet si të paplota në momentin e vendosjes së 9 masave të para për këtë çështje dhe orientoi Prokurorinë drejt hetimit edhe për veprat penale të korrupsionit dhe pastrimit të produkteve të veprës penale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com