Ish-ministri Beqaj del nga SPAK: Hetimet, shumë të ngushta. Pse centrali i sterilizimit i blerë në 2011 nuk u vu kurrë në punë?!

Rreth 9 orë në pyetje, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj del nga SPAK. Ai eshte shprehur se ‘Hetimet janë ende shumë të ngushta”.

“Është domosdoshme të shtrihen në dy pjesë, pse dy vite e gjysme u mbajt në qese, më konfirmuan që do të kem së shpejti ato sende që u sekuestruan që lidhen më vazhdimin e hetimit të sterilizimit, pasi të përfundojnë hetimi i pajisjeve do të më kthehen”, tha Beqaj.

Beqaj tha se hetimet për koncesionin e sterilizimit janë ende të ngushta dhe se ato duhet të ndahen në dy faza, ajo nga marsi i 2011 deri në shtator 2013 kur u ngrit qendra e sterilizimit pranë QSUT-së dhe që s’u vu asnjëherë në punë dhe përfitimet e koncesionit.

“Besoj se hetimet janë ende shumë të ngushta është e domosdoshme që ato të shtrihen në dy pjesë. Së pari nga marsi 2011 deri në shtator 2013 për të hetuar pse dy vjet e gjysmë u mbaj ai central dhe nuk u vu në punë, por edhe tashmë janë bërë 8 vjet nga zbatimi i kontratës për të hetuar kush janë përfitimet e drejtpërdrejta të qytetarëve dhe buxhetit nga zbatimi i kësaj kontrate.

Sot po ashtu mu konfirmua se do të kem së shpejti ato sende që mu sekuestruan më  28 dhjetor por që lidhen me vazhdimin e hetimit për sterilizimin. Dy dokumentet e një udhëtimi jashtë shtetit që sot i mora dhe faktin që pasi të përfundojnë këto inspektimet e pajisjeve elektronike do të më kthehen.

Sot u sqarua edhe fakti që gazi dhe aneksi 8 që kanë qenë në gojën tuaj nga 28 dhjetori deri më sot kanë lidhje me sterilizimin dhe jo me çështjen tjetër”, tha Beqaj./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com