Ish-kryebashkiaku i Lushnjes pyetet në SPAK për mosdeklarim pasurie

Ish-kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe, është paraqitur në SPAK mëngjesin e sotëm. Gazetarja e Klan News Glidona Daci raporton se SPAK ka nisur hetim pasuror ndaj ish-kryebashkiakut.

Dyshohet se Fatos Tushes i janë gjetur pasuri që i kishte fshehur në emër të personave të tjerë.

Vetë Tushe, pas daljes nga SPAK, deklaroi se u pyet për mosdeklarimin e një pasurie.

Kujtojmë se Fatos Tushe është dënuar me kërkesë të SPAK me 3.4 vite burg për shpërdorim detyre, dënimin të cilin e përfundoi. Por mesa duket një tjetër vepër penale ndaj tij po hetohet nga SPAK.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com