Ish-kryebashkiakja socialiste e Libohovës merret e pandehur nga GjKKO

Luiza Mandi ish-kryebashkiake e Libohovës është marrë e pandehur nga gjykata e posaçme për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Bëhet fjalë për një kallzim të bërë nga një qytetar i cili pretendonte se në pronat e familjarëve të tij bashkia po zhvillon një projekt zgjerim rruge ku kishte pajtuar firmën “Alba Kosntruksion” për kryerjen dhe zhvillimin e zonës.

Duke u njohur më këtë fakt qytetari ka kontaktuar vetë më kryetaren e bashkisë dhe përgjegjësin e urbanistikës ku e kanë sqaruar se pas përfundimit të projektit do të merreshin me riparimin e dëmev të shkaktuara në tokat e tij, si dhe duke pastruar dherat dhe inertet që ishin hedhur.

Por gjatë përfundimit të punimeve denoncuesi ka konstatuar se muri rrethues nuk ishte ndërtuar në cilësinë e duhur, por ndërtimi ishte shtrirë edhe në sipërfaqe të tjera të tokave në pronësi të tij. Në këto kushte Prokuroria e Posaçme ka nisur ka sekuestruar projektin në fjalë dhe është konstatuar se ishite cënuar pronësia e familjes nga Libohova.

Sipas shkresave gjatë zhvillimit të projektit në fjalë nuk është zbatuar procedura e shpronësimit çka ka sjell dhe dënim ekonomik të familjes kallëzuese në një vlerë prej 362,480 lekë. Sipas burimeve Luiza Mandi rezulton të jetë jashtë Shqipërisë e ndërsa hetimi ndaj saj është kryer në mungesë në gjendje të lirë./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com